Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Balla diskuton agjendën e anëtarësimit në BE me ambasadoren Sofia Moreira de Sousa

Balla diskuton agjendën e anëtarësimit në BE me ambasadoren Sofia Moreira de Sousa
Foto: euronews.al

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u takua të mërkurën me drejtuesen e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadoren Sofia Moreira de Sousa. Vetë Balla e bëri të njohur këtë lajm përmes rrjetit social Facebook.

Takimi me ambasadoren Sofia Moreira de Sousa

Pranë fotografisë së publikuar së bashku me Sofia Moreira de Sousa, Balla shprehet se në qendër të takimit ishte axhenda e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, e cila, sipas tij, përbën një objektiv strategjik kombëtar.

“Një bisedë e frytshme me Drejtuesen e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadoren Sofia Moreira de Sousa, mbi axhendën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave.

Roli i Kuvendit në procesin e anëtarësimit

Kuvendi i Shqipërisë ka një rol thelbësor në këtë proces historik, përmes avancimit të reformave, përafrimit të legjislacionit me acquis të BE-së dhe forcimit të mbikëqyrjes parlamentare.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv strategjik kombëtar, që kërkon angazhim të qëndrueshëm, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë evropianë”, ka shkruar Balla.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha