Në qytetin gjerman Fulda u zhvillua një takim i degëve dhe nëndegëve të Aleancës, ku morën pjesë Avni Arifi si dhe nënkryetarët Time Kadrijaj dhe Smajl Latifi.
Në këtë mbledhje, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga disa shtete të Bashkimit Evropian, u trajtuan çështje që lidhen me fuqizimin e bashkëpunimit mes degëve në diasporë, harmonizimin e veprimtarive dhe përmirësimin e komunikimit me selinë qendrore të Aleancës në Kosovë.
Themelimi i Trupit Koordinues
Pjesëmarrësit miratuan me konsensus themelimin e një Trupi Koordinues për degët e Aleancës në mërgatë, i cili do të ketë funksione këshillimore dhe koordinuese.
Anëtarët e trupit të ri
Në krye të sekretariatit të këtij trupi u emërua Sokol Mehmetaj, ndërsa anëtarët e tjerë janë: Ukë Blakaj dhe Selim Hoti nga Gjermania, Isa Zeqiraj nga Zvicra, Afrim Hasani nga Austria, Astrit Kuçi nga Franca, Muhamet Belaj nga Belgjika dhe Altin Berisha nga Italia.
Ky organ i ri pritet të lehtësojë koordinimin e aktiviteteve të degëve, të mbështesë përgatitjet për proceset zgjedhore dhe të nxisë pjesëmarrjen më të madhe të anëtarëve të Aleancës që jetojnë jashtë vendit.
Burimi: www.albeu.com










