Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka shpërndarë pamje nga kantieri i urës së re mbi lumin Ibër në Mitrovicë, e cila tashmë po merr formë.
Në një postim në Facebook, Basha shkroi: „Mirëmëngjesi Mitrovica. Një urë e bukur mbi Ibër ka filluar të marrë formë!”.
Ky projekt përbën një ndërhyrje tjetër infrastrukturore në lumin Ibër, pas ndërtimit të dy urave të reja.
Ura e parë, e destinuar për automjete dhe këmbësorë, u hap për qarkullim në gusht të vitit 2025. Ndërkaq, ura e dytë, e dedikuar vetëm për këmbësorë, u inaugurua në dhjetor të po atij viti.
Ndërkohë, punimet po vazhdojnë për urën që do të lidhë Zhabarin me Gushacin. Sipas projektit, ura do të ketë gjatësi prej 65 metrash dhe gjerësi prej 22.5 metrash, ndërsa parashikohen edhe dy rrethrrotullime dhe një segment rrugor prej 500 metrash.
Burimi: www.albeu.com









