Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Studentët njoftojnë protestë për të hënën para Parlamentit

Studentët njoftojnë protestë për të hënën para Parlamentit
Foto: reporteri.al

Parlamenti Studentor i UPK’së ka bërë thirrje për protestë gjithëstudentore të hënë nga ora 11:30.

Thirrja pas deklaratave të rektorit

Protesta është thirrur pas deklaratave të rektorit Arben Hajrullahu, duke theksuar se deri më sot nuk ka pasur kërkesë për falje as tërheqje nga qëndrimet e shprehura.

Kërcënimi për shtrirjen e bojkotit

„Njëkohësisht, bëjmë të qartë se nëse edhe pas protestës së së hënës nuk ka reflektim nga Rektori, do të shqyrtojmë mundësinë që bojkoti të shtrihet edhe në njësitë e tjera akademike të Universitetit të Prishtinës deri në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha