Ka përfunduar vizita e ditës së tretë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në shtëpinë e tij. Pas disa orësh qëndrimi pranë familjes, Krasniqi u largua nga shtëpia, nën përcjelljen e zyrtarëve të EULEX-it. Në momentin e largimit, vëllai i tij u pa duke e përcjellë me emocion, sipas raportimit të KosovaPress.
Krasniqit i ishte mundësuar qëndrimi në Kosovë për tri ditë, në kuadër të lejes së dhënë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Burimi: kohajone.com










