Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të shtunën, më 21 nëntor, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht të vrenjtur, me intervale të herëpashershme me diell.
Sipas parashikimit, reshjet e shiut janë të mundshme në disa zona, por do të jenë të dobëta.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 16 gradë Celsius.
Burimi: insajderi.org









