Prezantuesja e njohur Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit një moment të këndshëm familjar. Përmes një videoje të publikuar në Instastory, ajo ka treguar se bashkë me familjen ka nisur dekorimin e bredhit festiv.
Arbana ka vendosur që atmosferën festive ta sjellë në shtëpinë e saj që në muajin nëntor, duke mos pritur deri në dhjetor për të nisur përgatitjet.
Përgatitjet familjare për festat
Pamjet tregojnë familjen duke u marrë me dekorimin e bredhit dhe krijimin e një ambienti festiv, shkruan “Kosovarja”.
Prezantuesja është nënë e tre fëmijëve dhe duket se këto përgatitje familjare janë një nga momentet që i japin shtëpisë së saj atmosferën e festave.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









