Platforma qytetare “Liria ka emër” ka reaguar pas përfundimit të vizitës katërditore të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë.
Mesazhi i platformës
Përmes një postimi, platforma ka shpërndarë një mesazh mbështetës për Krasniqin, duke theksuar se beteja e tij në Hagë është një tjetër betejë për lirinë.
Postimi thotë:
Dy kohë të ndryshme, dy beteja për lirinë.
E para për të gjithë, e dyta përsëri për të gjithë: për Kosovën, për UÇK-në, për historinë.
I njëjti njeri.
Stoik dhe çlirimtar.
Atëherë, sot dhe përjetë!
BACI JAKUP
Burimi: insajderi.org









