Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Roma humb nga Parma, shkëlqen Malen

Roma humb nga Parma, shkëlqen Malen
Foto: telesport.al

Roma ka marrë fitoren e katërt rresht në Serie A. Kryeqytetasit fituan 1-5 në transfertën ndaj Parma, e vlefshme për javën e 11-të. Protagonisti kryesor ishte Donyell Malen me 4 gola të shënuar.

Golat e Malen në pjesën e parë

Sfida në “Ennio Tardini” u zhbllokua në minutën e 39-të, ku pas një krosimi në zonë të 19-vjeçarit Emanuele Lulli, ishte i zakonshmi Donyell Malen që kontrolli bukur topin dhe e dërgoi atë në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për kryeqytetasit.

Ndryshimi i ritmit në pjesën e dytë

Pjesa e dytë nis më mirë për vendasit, të cilët barazojnë shifrat 1-1 në minutën e 54-të, pas një zbritje të shpejtë në zonën kundërshtare dhe finalizimit me sukses të aksionit nga francezi Nesta Elphege.

Në minutën e 68-të, ishte sërish Malen që kaloi verdhekuqtë në avantazh, pas një krosimi në zonë dhe gafës fatale të njërit prej mbrojtësve vendas që dështoi të largonte topin, duke ja bërë gjithçka të lehtë holandezit për të dërguar topin në rrjetë.

Në minutën e 71-të, ishte radha e Rodrigo Mora për të shënuar golin e tretë. Portugezi ndoqi deri në fund aksionin dhe u tregua i saktë me goditjen e tij në fund.

Në minutën e 77-të, ishte Malen që kompletoi tregolëshin e tij. Holandezi dërgoi sërish topin në rrjetë, këtë herë pas asistit të Wesley Franca. Në fund të kohës së rregullt, Malen shënoi edhe golin e katërt për të dhe të pestin për ekipin e tij.

Pozita në renditje

Pas fitores 1-5, Roma ngjitet në vend të dytë me 30 pikë, dy pikë më pak se rivali historik Lazio që kryeson renditjen. Parma mbetet në vendin e 17-të.

SHIKOGOLAT

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha