Protestuesit kanë kërkuar sot në Tiranë që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen brenda nëntorit, madje në ditën e flamurit, 28 nëntor.
Me këtë kërkesë ata kanë shkruar një mesazh për kryeministrin në muret e Kryeministrisë gjatë tubimit të mbajtur sot aty.

Mbrëmjen e sotme u mbyll edhe protesta e radhës kundër qeverisë.
Nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
Protestuesit e nisën protestën e sotme tek Ministria e Arsimit, ku pati edhe tensione.
Më pas, u drejtuan drejt Kryeministrisë. Pasi qëndruan për pak kohë përpara godinës së qeverisë dhe bënë thirrje për dorëheqjen e Ramës, marshuan nëpër rrugët e Tiranës.
Kthimi te Kryeministria dhe mbyllja në Sheshin Skënderbej
Protestuesit u kthyen sërish tek godina e Kryeministrisë. Pasi qëndruan për pak kohë, marshuan drejt Sheshit Skënderbej, ku u mbyll edhe tubimi.
Organizatorët kanë paralajmëruar një protestë shumë të madhe më 28 nëntor, ku do të marrë pjesë edhe diaspora.
Burimi: lajmifundit.al










