Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Delegacioni i Kosovës merr pjesë në takimin e NATO-s në Berlin

Delegacioni i Kosovës merr pjesë në takimin e NATO-s në Berlin
Foto: gazetaexpress.com

Deputetet Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj morën pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në një postim, Mehmeti-Selimi ka ndarë detaje mbi temat që u diskutuan dhe kontributin e Kosovës në këtë takim.

Postimi i Mehmeti-Selimit

Në Berlin, në kuadër të Sesionit të 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, si udhëheqëse e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s, ajo, së bashku me delegacionin, po përfaqëson Kosovën në një platformë të rëndësishme të dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.

Pjesëmarrja është dëshmi e përkushtimit për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimin e bashkëpunimit parlamentar dhe riafirmimin e orientimit euroatlantik.

Kosova është dhe duhet të mbetet pjesë aktive e diskutimeve dhe proceseve që lidhen me sigurinë, paqen dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar. Ajo është e gatshme të japë kontributin e drejtpërdrejtë në fushën e sigurisë, si partner i besueshëm i NATO-s dhe i Asamblesë së saj Parlamentare.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha