Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Leedsi turpëron Chelsean në Stamford Bridge me katër gola

Leedsi turpëron Chelsean në Stamford Bridge me katër gola
3G5K0WW London, UK. 21st Nov, 2026. Dominic Calvert-Lewin (R) of Leeds United celebrates Noah Okafor of Leeds United after scoring to make it 2-1 during the Chelsea vs Leeds United Premier League match at Stamford Bridge, London. Picture credit should read: Paul Terry/Sportimage Credit: Sportimage Ltd/Alamy Live News

Leeds United ka shkaktuar befasinë e madhe në Premierligë, duke e mposhtur Chelsean me rezultat bindës 4-1 në udhëtim, pas përmbysjes së rezultatit.

Fitorja e parë në udhëtim që nga 1999

Kjo ishte fitorja e parë e Leedsit në udhëtim ndaj Chelseat që nga viti 1999, ndërsa trajneri Daniel Farke regjistroi triumfin e parë në karrierën e tij ndaj Xabi Alonsos.

Ndeshja dhe golat

Chelsea kaloi e para në epërsi në minutën e 25-të me golin e Emmanuel Emeghas, por vendasit nuk arritën ta ruanin avantazhin.

Noah Okafor barazoi shifrat vetëm pak minuta më vonë, ndërsa në pjesën e dytë Dominic Calvert-Lewin realizoi nga penalltia për ta përmbysur rezultatin.

Okafor shënoi sërish në minutën e 64-t, duke e çuar epërsinë e Leedsit në 3-1, ndërsa Brenden Aaronson vulosi fitoren e madhe me golin e katërt në minutat shtesë.

Situata e Chelseas dhe e Leedsit në tabelë

Në anën tjetër, Chelsea pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke vazhduar periudhën e vështirë nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Chelsea ka 16 pikë në vendin e tetë në tabelë, ndërsa Leedsi është i gjashti me 17 pikë të tubuara. /GazetaExpress/

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha