Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale, sipas IndeksOnline.
Foto nga spitali
Këtë herë, ajo ka ndarë një fotografi nga spitali, ku shihet duke marrë infuzion, ndërsa pranë saj ndodhet edhe kunati i saj, Ariani.
Nga fotografia duket se Dafina dhe Ariani gëzojnë raporte shumë të mira familjare, teksa ai shihet pranë këngëtares.
Kujtojmë se Dafina ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë dhe shumë shpejt pritet të bëhet nënë për herë të dytë.
Burimi: indeksonline.net










