Protestuesit kanë vazhduar marshimin në rrugët e Tiranës, por lëvizja e tyre u pengua nga forcat e policisë në Rrugën e Kavajës, ku u vendos një kordon për të ndaluar avancimin e turmës.
Ndryshimi i drejtimit pas bllokadës
Pas përballjes me bllokadën policore, qytetarët ndryshuan drejtim dhe u kthyen nga qendra e kryeqytetit, ku vazhdojnë protestën në formë marshimi.
Fillimisht u raportua se protestuesit do të lëviznin drejt Kryeministrisë, por plani ndryshoi pas ndalimit në Rrugën e Kavajës. Më herët, ata kishin bllokuar qarkullimin edhe në Rrugën e Durrësit.
Situata aktuale
Deri në këto momente, marshimi po vijon pa përplasje apo incidente, ndërsa policia po ndjek nga afër lëvizjet e protestuesve dhe po monitoron situatën.
Burimi: lajmifundit.al









