Deputeti demokrat Edi Paloka, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24, analizoi tensionet e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Akuzat ndaj kryeministrit
Sipas Palokës, kryeministri i dërgon njerëzit në burg dhe i bëri thirrje Veliajt, si dhe zyrtarëve të tjerë socialistë që ndodhen pas hekurave, të pranojnë statusin e të penduarit të drejtësisë.
Paloka theksoi se Erion Veliaj ka shumë informacione, por e ka të vështirë t’i bëjë publike të gjitha ato që di.
“Rama e ka çuar Veliajn në qeli. Veliaj meriton shumë më tepër se ajo që po i bën kryeministri. Ashtu si po sillet me Veliajn dhe me të tjerët, Rama po sillet edhe me shqiptarët,” u shpreh Paloka.
Presioni ndaj të burgosurve
Ai shtoi se presionet dhe represioni që Rama ushtron ndaj të tjerëve tregojnë se çfarë mund t’u bëjë qytetarëve të thjeshtë. Sipas tij, Veliaj e meriton poshtërsinë e Ramës, të cilin dikur e duartrokiste dhe ishte si zgjatim i kryeministrit. Nëse të burgosurit socialistë duan të mbrojnë veten, ata duhet të bëhen të penduar të drejtësisë dhe të kritikojnë gjithçka, jo vetëm aty ku u intereson.
Paloka vuri në dukje se shumica e këtyre personave heshtin, sepse hyjnë në burg përmes marrëveshjeve dhe vazhdojnë të gëzojnë paratë e vjedhura. Megjithatë, Veliaj ka folur disa herë dhe çdo herë ka pasur pasoja. Sipas tij, Rama përmes sistemit të drejtësisë i ngriti menjëherë një akuzë të re. Ai shtoi se në burgun e Durrësit të burgosurit jetojnë më mirë se njerëzit jashtë.
Paralajmërimi për Veliajn
Në fund, Paloka paralajmëroi se Rama të çon në ekstrem dhe të bën vetëm keq; nëse Veliaj flet, do të përfundojë edhe më keq. Sipas tij, Rama të shkatërron plotësisht nëse sheh që nuk ke ulur kokën.
Burimi: www.albeu.com










