Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Pacolli: 135 banesa të Banimit Social në Pejë janë në fazën finale

Pacolli: 135 banesa të Banimit Social në Pejë janë në fazën finale
Foto: gazetaexpress.com

Fitore Pacolli, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka ndarë foto nga projekti i banimit të përballueshëm dhe social në Pejë, duke thënë se ky projekt ‘’po avancon’’.

Pacolli ka deklaruar se 135 njësi banesore janë tashmë në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Postimi i ministres

Postimi:

Projekti i Banimit të Përballueshëm dhe Social po avancon!

Në Pejë punimet në projektin e Banimit të Përballueshëm dhe Social po vazhdojnë me ritëm të mirë. 135 njësi banesore janë tashmë në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Projektet në qytete të tjera

Punimet po avancojnë edhe në Istog, Podujevë dhe Gjilan. Ndërkohë, është iniciuar procedura e prokurimit për lidhjen e kontratës në Kamenicë, si dhe projektet për Shtime dhe Obiliq janë në fazën e hartimit.

Me buxhetin e vitit 2027 për projektet e banimit të përballueshëm dhe social dhe të banimit social adekuat janë ndarë 23.5 milionë euro.

Qeveria për familjet

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha