Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Buxheti 2026: 100 mln euro për shtatë koncesione, mes tyre tri PPP shëndetësore

Buxheti 2026: 100 mln euro për shtatë koncesione, mes tyre tri PPP shëndetësore
Foto: shqiptarja.com

Fatura financiare për pagesat e shtatë kontratave koncesionare dhe të partneritetit publik-privat (PPP) gjatë vitit 2027 parashikohet të kalojë 100 milionë euro. Sipas të dhënave të projektbuxhetit, pagesat e planifikuara për këto kontrata arrijnë në rreth 10 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me vitin 2026 ato parashikohen të ulen me rreth 2 miliardë lekë, pasi mbyllen 3 kontratat e koncesionit në shëndetësi, shërbime që tashmë do të ofrohen nga shteti.

Pagesat për koncesionet

Viti 2026: 12,080,342 lekë

Viti 2027: 10,048,617 lekë

Diferenca: -2,031,725 lekë

Ndër kontratat me peshën më të madhe financiare renditet Ndërtimi dhe Operimi i Rrugës së Arbrit, për të cilën parashikohen pagesa në vlerën 3.36 miliardë lekë. Pas saj vjen kontrata e “Ofrimit të shërbimeve laboratorike spitalore”, me rreth 2.2 miliardë lekë pagesa të planifikuara. Për shërbimin e skanimit në dogana janë parashikuar rreth 1.47 miliardë lekë, ndërsa për ndërtimin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës rreth 1 miliard lekë.

Kontratat që do të financohen

  • Ndërtimi dhe Operimi i Rrugës së Arbrit: 3,36 miliardë lekë
  • Subvencionimi i kontratës koncesionare për ndërtimin Milot – Morinë: 590 milionë lekë
  • Ndërtimi dhe Operimi i Portit të Jahteve Orikum – Dukat: 767 milionë lekë
  • Shërbimi i Skanimit në Dogana: 1,476,189 mijë lekë
  • Ofrimi i Shërbimeve laboratorike spitalore: 2,2 miliardë lekë
  • Për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë Tiranë: 655,4 milionë lekë
  • Ndërtimi i Landfillit, inceneratorit Tiranë: 1 miliardë lekë

Ndërkohë tre koncesionet e shëndetësisë, ofrimi i shërbimit të dializës në 5 spitale rajonale, kontrolli bazë i popullsisë dhe sterilizimi nuk përfitojnë më para nga buxheti i shtetit, pasi kontratat përfundojnë në muajin nëntor dhe shërbimet do të ofrohen nga vetë shteti.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha