Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Tension në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe përleshet me Gardën

Tension në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe përleshet me Gardën
Foto: albeu.com

Seanca plenare e së enjtes në Kuvend nisi me tensione, pasi deputetët e Partisë Demokratike protestuan brenda sallës, bllokuan foltoren dhe kundërshtuan zhvillimin normal të punimeve parlamentare.

Në momentin kur kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi seancën, deputetët e opozitës krijuan kakofoni, duke goditur tavolinat me duar. Njëkohësisht, ata ngritën pankarta në mbështetje të protestës së studentëve.

Bllokimi i foltores dhe kordoni i Gardës

Tensionet u përshkallëzuan më tej, kur deputetët demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit, duke penguar vijimin normal të seancës.

Përballë tyre, efektivët e Gardës së Republikës krijuan një kordon në sallë, duke u vendosur përpara deputetëve të opozitës.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha