Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një seancë plenare që nis në orën 10:00.
Seanca plenare e Kuvendit
Siç njofton Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, seanca do të zhvillohet në sallën e Kuvendit, ndërsa deputetët do të shqyrtojnë disa pika të rendit të ditës.
Në fillim parashikohet miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Projektligjet në shqyrtim të dytë
Më pas, deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Gjithashtu, në shqyrtim të dytë do të jetë edhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në përfundim, deputetët do të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
6. Votimi i Propozimit të GP – Lista Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Burimi: www.gazetaexpress.com









