Kryeministri Edi Rama ka bërë një apel të ri për dialog drejtuar protestuesve, duke vendosur sërish përpara kryeministrisë një tryezë betoni me fletë të bardha ku shkruhet fjala “dialog”.
Që nga fillimi i protestave, në ditët e para të të cilave pati sulme të dhunshme ndaj policisë, institucioneve dhe pronës private, kreu i qeverisë u ka bërë thirrje protestuesve për të diskutuar kërkesat që ata kanë ndaj mazhorancës në pushtet.
Deri tani ftesa është refuzuar, ndërsa protesta vazhdon në ditën e saj të 17-të.
Burimi: shqiptarja.com










