Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Një viktimë duke e lutur shtetin, Lushaku kërkon shkarkime nga Kurti për rastin e Arlindës

Një viktimë duke e lutur shtetin, Lushaku kërkon shkarkime nga Kurti për rastin e Arlindës
Foto: gazetaexpress.com

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për rastin e Arlindës, e cila gjatë jetës së saj kërkoi zbatimin e vendimit të gjykatës për t’u takuar me djalin e saj.

Në videon e transmetuar ekskluzivisht nga emisioni MAT në Klan Kosova, Arlinda dëgjohet duke i kërkuar një zyrtari policor që të respektohet vendimi i gjykatës.

Reagimi i deputetes Lushaku Sadriu

Sipas përshkrimit të Lushakut, polici Faruk i përgjigjet se vendimi interpretohet ndryshe nga ana e tyre dhe se detyra e policisë është vetëm ta shoqërojë deri në shtëpi.

Lushaku e ka cilësuar rastin si një situatë ku një nënë kërkon nga institucionet zbatimin e vendimit gjyqësor dhe të drejtën për të takuar djalin e saj.

“Një viktimë duke e lutur shtetin të zbatojë vendimin! Një nënë duke luftuar për të drejtën e saj për djalin”, ka shkruar deputetja në Facebook.

Ajo ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet, duke iu drejtuar edhe kryeministrit me thirrjen për shkarkime.

“Shkarkime, o kryeministër! A ndoshta edhe ti po e lexon vendimin ndryshe?!”.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha