Mario Mitaj po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë në futbollin italian. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte një nga protagonistët në fitoren e madhe të Genoas, e cila mposhti Juventusin me rezultatin 2-0, duke shënuar një sukses të rëndësishëm përballë një prej skuadrave më të mëdha të Serie A.
Roli i Mitajt në fitoren e Genoas
Pas aktivizimit si titullar në ndeshjen e javës së kaluar, Mitaj mori sërish minuta të rëndësishme, duke hyrë në fushë në fundin e pjesës së parë, pas dëmtimit të Ellertsson. Mbrojtësi shqiptar qëndroi në lojë për rreth 50 minuta, duke kontribuar në ruajtjen e avantazhit dhe në suksesin e çmuar të skuadrës gjenoveze.
Për Mitajn, këto minuta janë një sinjal pozitiv, pasi lojtari po fiton gradualisht besimin e stafit teknik dhe po përshtatet me ritmin e futbollit italian. Përballë Juventusit, ai pati mundësinë të tregonte vlerat e tij në një sfidë me peshë të veçantë.
Forma e Genoas dhe performanca e Zhegrovës
Ndërkohë, Genoa konfirmoi formën pozitive, duke marrë një tjetër fitore të rëndësishme, këtë herë ndaj bardhezinjve me shifrat 2-0. Në krahun tjetër, Edon Zhegrova u aktivizua për 45 minuta. Sulmuesi kosovar provoi të krijonte disa momente rreziku në pjesën e dytë, por nuk arriti të ndryshonte fatin e takimit edhe për faj të Mitaj që e ndali në çdo aksion.
Burimi: kohajone.com










