Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Mbappe shkakton përplasje politike me deklaratën për ish-liderin e Kinës

Mbappe shkakton përplasje politike me deklaratën për ish-liderin e Kinës
Foto: reporteri.al

Kylian Mbappe është përfshirë në një polemikë politike që kalon përtej botës së sportit. Komentet e tij për ish-udhëheqësin kinez Mao Ce Dun kanë nxitur reagime të ashpra në Kinë, ndërkohë që kapiteni i kombëtares franceze po merr një mbështetje të papritur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbështetja nga SHBA

John Moolenaar, kryetar i komisionit për çështjet e Kinës në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, vlerëson se sulmuesi i Real Madridit nuk ka pse të kërkojë falje.

Sipas mediumit francez Foot Mercato, ndërhyrja e tij e ka zgjeruar këtë përplasje, duke e lidhur me tensionet më të gjera politike mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Reagimet janë shtuar që nga publikimi i videos kontroverse, në të cilën Mbappe e cilësoi Mao Ce Dunin diktator. Disa marka kineze kanë ndërprerë bashkëpunimet me futbollistin.

Federata Kineze e Futbollit ka paraqitur protestë, ndërsa një grup mediatik kinez i ka kërkuar Real Madridit një falje publike, duke e bërë klubin përgjegjës për deklaratat e lojtarit të tij.

Në përpjekje për ta zbutur krizën, e cila ka shkaktuar reagime të shumta gjatë dy ditëve të fundit, Real Madridi, presidenti i La Ligës, Javier Tebas, si dhe vetë Mbappé kanë kërkuar falje ndaj Kinës.

Qëndrimi i Moolenaar

Megjithatë, Moolenaar e sheh situatën ndryshe. Përfaqësuesi republikan është i vendosur të dënojë atë që e konsideron si dorëzim përballë regjimit kinez.

Në një deklaratë të publikuar nga Komiteti i Përzgjedhur për Kinën, politikani republikan nga Miçigani i doli hapur në mbrojtje sulmuesit francez, duke thënë se Mbappe nuk duhet të kërkojë falje pse e cilësoi Mao Ce Dunin diktator.

“Turpi i vërtetë në këtë histori janë kompanitë që nxitojnë të kërkojnë falje vetëm që të mund të vazhdojnë të bëjnë biznes në Kinë”, përfundoi ai.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha