Të paktën nëntë persona kanë ndërruar jetë dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas shpërthimit të një bomboli oksigjeni brenda një autoambulance në jug të Pakistanit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, në një spital lokal të rrethit Tharparkar, në provincën Sindh, në jug të vendit, në momentin kur personeli mjekësor po përgatitej për të transferuar pacientët.
Shpërthimi në autoambulancë
Punonjësit po vendosnin një bombol oksigjeni brenda autoambulancës kur ai shpërtheu, duke shkaktuar përfshirjen e automjetit nga flakët.
Ndër viktimat ishin pacientë dhe anëtarë të personelit spitalor, ndërsa pesë persona të tjerë pësuan djegie të rënda.
Autoritetet kanë hapur një hetim për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Burimi: abcnews.al









