Java e nëntë e Abissnet Superiore përfundon sot me dy ndeshje. Në orën 13:30, Tirana dhe Dinamo ndeshen në derbin e kryeqytetit, i cili do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.
Tirana favorite në derbin e kryeqytetit
Sipas kuotave, Tirana është favorite për të marrë tri pikët, me koeficient 2.30. Fitorja e Dinamos vlerësohet me 2.80, ndërsa barazimi me 3.10.
Ndeshja tjetër zhvillohet në orën 18:30 në Rrogozhinë, ku Egnatia pret Teutën. Bazuar në koeficientët, kampionët kanë shanse të mira për fitore, me kuotën 1.83.
Egnatia pret Teutën në Rrogozhinë
Një fitore e Teutës në “Egnatia Arena” kuotohet me 3.80, ndërsa barazimi me 3.25. Parashikimet e vendosin Egnatian në pozitë të favorshme për të mposhtur Edlir Tetovën, ish-trajnerin e kampionëve të Superiores.
Burimi: www.albeu.com










