Shiu i dendur dhe era e fuqishme kanë mbizotëruar motin gjatë ditës së sotme në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Moti i keq ka sjellë pasoja të shumta, nga vërshimet rrugore deri te vështirësitë për të lëvizur me automjete.
Siç shihet edhe në foto, një pemë është rrëzuar në kryeqytet nga era e fuqishme, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Pema ka rënë në zonën e ish-Bllokut.
Nga rrëzimi i pemës është dëmtuar një automjet që lëvizte në ato momente.
Burimi: lajmifundit.al










