Dashi
Do e kritikoni gjatë gjithë kohës partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe gjërat nuk do ju ecin ashtu si keni dëshiruar. Herë pas here do ndiheni shumë keq pranë tij. Beqarët po nuk u treguan realistë do kenë probleme në të ardhmen. Me gënjeshtra nuk shkohet askund. Në planin financiar tregohuni sa më të matur që të mundeni, sepse në të kundërt problemet do ju pushtojnë dhe nuk do dini nga t’ia mbani.
Demi
Ditë e favorshme kjo e sotmja për jetën sentimentale të çifteve. Do ndiheni mirë gjatë gjithë kohës dhe do merrni edhe disa vendime që i kishit shtyrë deri më sot. Beqarët do krijojnë shumë iluzione dhe kanë për t’u zhgënjyer shpejt. Në planin financiar është dita e duhur për të riorganizuar gjithë buxhetin. Po i lëtë gjërat pas dore, situata do vijë duke u ndërlikuar.
Binjakët
Tregohuni të durueshëm dhe mos bëni asgjë me ngulm sot. Ju që jeni në një lidhje, problemet që mund të lindin do jenë të mëdha dhe do gjendeni përballë disa zgjedhjeve të vështira. Beqarët do jenë të kthjellët dhe do e bëjnë çdo gjë me shumë kujdes e maturi. Në planin financiar çdo gjë mund të rregullohet nëse keni vullnet të mirë dhe kujdeseni për çdo shpenzim që kryeni.
Gaforrja
Duhet të bëni pak më tepër lëshime në jetën tuaj si çift sot, ju të dashuruarit, sepse vetëm në këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do fillojë të ngrohet. Beqarët do kenë një ditë goxha të ndërlikuar, kështu që më mirë t’i shmangin mundësitë për aventura. Financat jo vetëm që do stabilizohen, por mund të ketë edhe disa përmirësime të vogla për disa.
Luani
Ju që jeni në një lidhje duhet të tregoheni të kujdesshëm me partnerin tuaj sot. Ai nuk do jetë në humor shumë të mirë dhe situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit në momentin që më pak e prisni. Beqarët do bëjnë mirë t’i shprehin sa më shumë ndjenjat, sepse vetëm kështu do e ndryshojnë statusin. Me financat do përkujdeseni tej mase dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.
Virgjëresha
Dita e sotme do jetë mjaft e ndërlikuar për ata që janë në një lidhje. Do kujtoni disa detaje të së shkuarës së trazuar dhe nuk do ndiheni për asnjë moment të qetë. Beqarët nuk do e gjejnë dot personin që t’iu përshtatet tërësisht dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm. Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm që të mundni, dhe buxheti do mbetet i qëndrueshëm.
Peshorja
Marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet tej mase sot. Do përkujdeseni edhe për detajet më të vogla dhe do e bëni partnerin të ndihet me fat që ju ka pranë. Beqarët do bëjnë atë që do t’u thotë zemra dhe do i lënë pas llogaritë. Mundësitë për takime do jenë të shkëlqyera. Gjendja financiare do jetë goxha e mirë. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Akrepi
Surprizojeni në çdo moment partnerin tuaj sot dhe mbajeni atë gjithë kohës pas vetes. Disa persona të tretë janë duke vëzhguar dhe presin vetëm momentin që t’ua rrëmbejnë atë nga duart. Beqarët, edhe pse do e kërkojnë dashurinë, nuk do e gjejnë dot atë. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë në çdo moment. Do dini mirë si t’i menaxhoni të ardhurat.
Shigjetari
Urani do bëjë që jeta juaj si çift të jetë e qetë gjatë kësaj dite. Do keni mundësi të flisni lirshëm edhe për disa tema delikate dhe do afroheni më tepër me atë që keni në krah. Beqarët nuk duhet të kërkojnë gjëra të pamundura dhe persona perfektë. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin nëse doni që t’iu mbeten para edhe për pak më vonë.
Bricjapi
Ditë mjaft harmonike do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do i harroni një herë e mirë problemet e së shkuarës dhe do shihni me optimizëm drejt së ardhmes. Beqarët duhet të tregohen sa më të kujdesshëm, sepse disa persona do kërkojnë të tallen me ta dhe do i lëndojnë pa masë. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë pak maturi nuk do ju bënte keq.
Ujori
Do bëni mirë të mos e lini për asnjë çast vetëm partnerin tuaj sot. Nëse ju nuk i gjendeni pranë në momentet kur do ketë më shumë nevojë, ai mund të kërkojë strehim diku tjetër. Beqarët do realizojnë disa takime, por asnjëri nuk do ua mbushë aq shumë mendjen sa për të filluar një lidhje serioze. Gjendja e financave do jetë e trazuar tej mase. Kujdes me çdo shpenzim.
Peshqit
Do bëni të gjitha përpjekjet e mundshme sot që të arrini atje ku keni dashur ju të dashuruarit. Partneri do ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës. Beqarët do jenë gjithë kohës në humor të keq dhe aspak gati për të filluar një lidhje. Për financat do përkujdeseni më tepër se zakonisht dhe gjërat kanë për t’iu ecur mirë. Do i shlyeni shpejt edhe borxhet.
Burimi: www.albeu.com










