Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Musk viziton Shenzhen dhe shfaqet në video me të birin

Musk viziton Shenzhen dhe shfaqet në video me të birin
Foto: euronews.al

Elon Musk ka theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, duke e cilësuar veten një „admirues të madh të Kinës” dhe të teknologjisë së saj. Deklaratat u bënë gjatë një takimi në Shenzhen me Ren Hongbin, kryetar i Këshillit Kinez për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare.

Mesazhi për bashkëpunim

Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua, drejtuesi i Tesla-s dhe SpaceX-it nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira mes Uashingtonit dhe Pekinit, duke theksuar se të dyja vendet duhet të përparojnë së bashku.

„Sa më shumë bashkëpunim të ketë mes dy vendeve, aq më mirë do të jetë për secilin vend”, deklaroi Musk.

Biznesmeni amerikan ndodhet në Shenzhen si pjesë e delegacionit të biznesit që shoqëron presidentin amerikan Donald Trump në samitin e APEC-ut.

Videoja me djalin

Vëmendje të veçantë ka tërhequr edhe një video 24-sekondëshe e publikuar nga llogaria në rrjetet sociale Yuyuan Tantian, e lidhur me median shtetërore kineze.

Në video, Musk shfaqet së bashku me djalin e tij gjashtëvjeçar, X Æ A-Xii, të cilin e pyet për dashurinë ndaj Kinës. Pasi i vogli shprehet se e do vendin, Musk e cilëson Kinën si një „parajsë lodrash”, duke shpjeguar se aty prodhohet pothuajse gjithçka.

NEW: Elon Musk, who brought his son X along to China, said the boy sees China as a “toy paradise” because his toys are made here. https://t.co/8F1OAIlyJL

— Insider Paper (@TheInsiderPaper) November 19, 2026

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha