Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Dizajnerja Albina Dyla nuk u paguan punëtorëve, kërkohet ndërhyrja e Inspektoratit

Dizajnerja Albina Dyla nuk u paguan punëtorëve, kërkohet ndërhyrja e Inspektoratit
Foto: reporteri.al

Kompania e dizajneres Albina Dyla, e njohur për fustanat që prodhohen në Kosovë dhe eksportohen edhe në tregjet ndërkombëtare, është përballur me një varg ankesash nga punëtoret për mospagesë dhe vonesa të pagave, si dhe për moskompensim të pushimit të lehonisë dhe atij mjekësor.

Dhjetë kontrolle të Inspektoratit brenda vitit

Vetëm gjatë vitit 2026, Inspektorati Qendror i Punës e ka inspektuar kompaninë plot 12 herë, pas ankesave të paraqitura nga punëtoret në njësinë në Obiliq. Asnjë nga këto kontrolle nuk ka qenë rutinor; të gjitha janë nisur me urgjencë pas denoncimeve të vetë punëtoreve për mospagesë të pagave, pagesa të pjesshme me këste, mosdhënie të bonuseve, si dhe moskompensim të plotë të pushimit të lehonisë dhe atij mjekësor.

Për më shumë:

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha