Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Studimi: Islami do të jetë feja më e përhapur deri në 2035

Studimi: Islami do të jetë feja më e përhapur deri në 2035
Foto: lajmifundit.al

Harta fetare e botës pritet të pësojë ndryshime të rëndësishme në dekadat e ardhshme. Sipas një studimi të ri të Qendrës Kërkimore Pew, myslimanët mund t’i kalojnë të krishterët për nga numri i besimtarëve deri në vitin 2035, duke e bërë Islamin fenë më të përhapur në botë.

Dallimet në lindshmërinë

Të dhënat e studimit tregojnë se gratë myslimane kanë mesatarisht tre fëmijë, ndërsa ato të krishtera rreth dy. Vetëm në periudhën 2020–2025, nënat myslimane lindën rreth 252 milionë fëmijë, krahasuar me 208 milionët e lindur nga nënat e krishtera.

Në vitin 2020, në nivel global numëroheshin rreth 2 miliardë e 270 milionë të krishterë dhe 2 miliardë e 20 milionë myslimanë.

Projeksionet deri në vitin 2070

Projeksionet afatgjata tregojnë një ndryshim të ndjeshëm të këtyre raporteve. Deri në vitin 2070, numri i myslimanëve pritet të arrijë 3.6 miliardë, ndërsa ai i të krishterëve rreth 2.9 miliardë.

Në këtë skenar, myslimanët do të përfaqësonin 35,8 për qind të popullsisë së përgjithshme botërore, ndërsa të krishterët 29,1 për qind.

Ndryshimet gjeografike

Ndryshimet nuk do të kufizohen vetëm te numri i besimtarëve, por edhe te shpërndarja e tyre gjeografike. Afrika Sub-Sahariane pritet të bëhet qendra kryesore e krishterimit, duke përbërë më shumë se gjysmën e të krishterëve në botë deri në vitin 2070.

Ndërkohë, Republika Demokratike e Kongos parashikohet të tejkalojë Shtetet e Bashkuara për numrin e popullsisë së krishterë.

Edhe në botën myslimane pritet një ndryshim i rëndësishëm. Pakistani mund të marrë vendin e parë si shteti me numrin më të madh të myslimanëve, duke lënë pas Indonezinë, e cila aktualisht kryeson këtë renditje.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha