Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun, ne zbulojmë risitë më të fundit nga bota e gjerë e teknologjisë. Me informacione dhe detaje të plota rreth inovacioneve dhe mundësive që na ofrohen çdo ditë, veçanërisht nga Inteligjenca Artificiale me përparimin e projekteve të ndryshme.
Ju paguani për një lojë. Kompania ju thotë: «Nuk është e jotja, ju keni vetëm të drejtën ta përdorni.» Steam e shkruan këtë shprehimisht në marrëveshje: përmbajtja licencohet, nuk shitet.
Shumë mirë. Atëherë edhe 70 eurot e mia po ju i jap vetëm për përdorim. Kur të mbaroni, m’i ktheni… dhe me interes. Të shohim sa do t’ju pëlqejë kjo marrëveshje nga ana tjetër.
Ndërkohë, një projekt në GitHub, REA — Reverse Engineer Anything, ka kaluar 200 mijë yje. Është me kod të hapur dhe lidh asistentët e inteligjencës artificiale me mjete që zbërthejnë programe, edhe pa pasur kodin e tyre origjinal.
Çfarë do të thotë kjo? Ju pëlqen një funksion i një aplikacioni? Mund t’i kërkoni AI-së të hetojë si funksionon, të tregojë çfarë ka zbuluar dhe t’ju ndihmojë të ndërtoni një version tuajin. Jo vetëm të hamendësojë duke parë ekranin.
Mbështet aplikacione kompjuteri, programe Android dhe faqe interneti. Në një demonstrim të publikuar, rindërtimi i komplet paketës që ofron Adobe. Ja pra, një kompani miliarda dollarëshe zëvendësohet brenda natës nga dikush me një kompjuter dhe një agjent AI.
Pra, mirë se erdhët në epokën e artë të piraterisë? Jo automatikisht. REA është mjet analize, jo buton që t’ju japë të gjitha programet falas. Krijuesit e përcaktojnë për kërkim, ruajtje të programeve dhe përdorim të autorizuar.
Por mundësia për të studiuar funksione dhe për të ndërtuar alternativa është pjesa interesante. Kompanitë nuk kanë pse të zhduken. Le të na bindin të paguajmë me produkt më të mirë.
Burimi: pressonline.al










