Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Teknologji

BE miraton plan për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

BE miraton plan për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu
Foto: gazetatema.net

Komisioni Evropian ka dhënë miratimin për planin e veprimit të platformës kineze Temu, i cili synon të rregullojë shkeljet e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA). Këto shkelje kanë të bëjnë me detyrimet ligjore për vlerësimin e rreziqeve, në veçanti për shpërndarjen e produkteve të paligjshme në tregun online të kësaj platforme.

Afati dhe masat e planit

Kompania kineze do të ketë një afat prej katër muajsh për të zbatuar masat e parashikuara në plan. Këto masa përfshijnë kontrolle mbi sistemet e moderimit të përmbajtjes, algoritmet e rekomandimit dhe praktikat manipuluese gjatë publikimit të njoftimeve për produkte.

Plani do t’i nënshtrohet gjithashtu një verifikimi të jashtëm dhe të pavarur.

Monitorimi dhe gjoba e mëparshme

Komisioni Evropian do të ndjekë zbatimin e masave, pasi në maj të vitit 2026 i vendosi Temu-t një gjobë prej 200 milionë eurosh.

Burimi: www.gazetatema.net

Të fundit Të gjitha