Lista Studentore ka dalë fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën dje në Serbi.
Rezultatet sipas rajoneve
Të dhënat e votimit të ndara sipas rajoneve, të shpallura nga Komisioni Zgjedhor i Serbisë, tregojnë se Partia Progresive Serbe ka pësuar humbje pothuajse në të gjitha zonat e Serbisë, ndërsa Partia Socialiste e Serbisë e ka kaluar pragun zgjedhor vetëm në një numër të vogël zonash, duke përfshirë edhe votuesit serbë në Kosovë.
Në Kosovë, 71,63% e votuesve mbështetën listën “Serbia e Bashkuar” të drejtuar nga Aleksandar Vuçiq, me 24 mijë e 344 vota, siç raporton N1.
Lista Studentore siguroi 7 mijë e 167 vota nga serbët e Kosovës, ose 21,09%.
Partia Socialiste e Ivica Daçiqit, e cila në pjesën më të madhe të Serbisë nuk arriti të kalojë pragun prej 3%, mori 1 mijë e 75 vota në Kosovë, përkatësisht 3,16%.
Rezultatet në Mitrovicën e Veriut
Lista e Vuçiqit mori 2 mijë e 721 vota nga serbët e Mitrovicës së Veriut, përkatësisht 61,76%, ndërsa Lista Studentore fitoi 1 mijë e 415 vota, ose 32,12%. SPS-ja e Daçiqit në Mitrovicën e Veriut mori vetëm 54 vota.
Burimi: insajderi.org









