Një grua e ulur në një tavolinë guri, në shkallët e ndërtesës së Kryeministrisë, ka tërhequr vëmendjen e publikut pas një postimi të Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, i cili e ka quajtur fotografinë “PHOTO OF THE DAY” (Fotoja e ditës).
Postimi i Taulant Ballës
Ky postim i Ballës vjen në një periudhë kur protesta studentore dhe kërkesat e studentëve për t’u marrë parasysh shqetësimet e tyre janë në qendër të debatit publik. Fotografia lidhet me situatën e krijuar nga protestat dhe me thirrjet e përsëritura të kryeministrit Edi Rama për dialog.
Me këtë mesazh, Balla ka zgjedhur të veçojë imazhin e gruas së ulur në shkallët e godinës së Kryeministrisë, duke e shoqëruar me një vlerësim të shkurtër, por që tërheq vëmendjen në lidhje me zhvillimet e ditës. Qëndrimi i kryeministrit Rama për dialogun me studentët vazhdon të jetë një nga elementet kryesore të debatit politik rreth protestës.
Burimi: kohajone.com










