Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Zgjedhjet presidenciale në Bullgari shkojnë në balotazh më 1 nëntor

Zgjedhjet presidenciale në Bullgari shkojnë në balotazh më 1 nëntor
Foto: abcnews.al

Për të zgjedhur presidentin e ri, Bullgaria do të duhet të votojë edhe një herë.

Presidentja aktuale Iliana Iotova mori 34.6 për qind të votave, ndërsa ish-kryeministri Andrej Gjurov siguroi 32.7 për qind.

Meqenëse asnjëri prej tyre nuk arriti të siguronte 50% të votave, zgjedhjet presidenciale kalojnë në balotazh më 1 nëntor.

Pjesëmarrja në votime ishte 22.5 për qind, një nivel i ulët sipas analistëve politikë në vend.

Iliana Iotova dhe Andrej Gjurov

Duke folur për mediat pas mbylljes së qendrave të votimit, ish-presidentja Iotova shprehu shqetësim për pjesëmarrjen e ulët, duke thënë se të mendosh se mund të ndryshosh diçka në vend pa votuar është iluzion.

Ish-presidentja do ta vazhdojë fushatën e saj me thirrje për qeverisje të qëndrueshme dhe jo për aleanca të formuara mes partive politike.

Gjurov e sfidoi Iotovën të marrë pjesë në një debat publik përpara balotazhit, duke thënë se Bullgaria ka nevojë për një president aktiv që bashkon qytetarët në vend që t’i ndajë ata.

Sulmet me dronë dhe siguria detare

Votimi i së dielës mori rëndësi të shtuar pas një serie sulmesh me dronë ndaj anijeve tregtare në brigjet e Detit të Zi të Bullgarisë.

Sulmet, të cilat shkaktuan dënim ndërkombëtar dhe shqetësime rreth shtrirjes në rritje të luftës në Ukrainë, e shtynë qeverinë të kërkonte ndihmë nga aleatët për të forcuar sigurinë detare.

Bullgaria nuk e ka akuzuar drejtpërdrejt Rusinë për kryerjen e sulmeve, por kryeministri Rumen Radev tha se rezultati i tyre “është në dobi të Federatës Ruse”.

Të dy kandidatët kryesorë presidencialë i dënuan sulmet, por ata kanë pikëpamje të ndryshme për luftën.

Jotova mbështet negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe kërkon marrëdhënie më të mira me Rusinë.

Gjurov mbështet orientimin proevropian dhe bashkëpunimin më të fortë me Ukrainën dhe aleatët perëndimorë.

Bullgaria është republikë parlamentare.

Presidenti zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët për një mandat pesëvjeçar, por pushtetin kryesor ekzekutiv e kanë kryeministri dhe qeveria.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha