Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Aktakuza ndaj Jeton Sylajt, zbulohen detajet e kërcënimeve ndaj Arlinda Zekajt

Aktakuza ndaj Jeton Sylajt, zbulohen detajet e kërcënimeve ndaj Arlinda Zekajt
Foto: reporteri.al

Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzë për kanosje kundër Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, më 23 tetor 2026, vetëm tri ditë përpara se ajo të vritej. Për këtë rast të rëndë dyshohet Albert Sylaj, kunati i viktimës.

Aktakuza dhe deklarimet e Arlinda Zekajt

Aktakuza përmban edhe deklarimet që Arlinda Zekaj i dha në Stacionin Policor në Pejë gjatë korrikut të vitit 2026, ku kishte treguar për kërcënimet e vazhdueshme që, sipas saj, i kishte bërë ish-bashkëshorti.

Gjatë raportimit të rastit në Policinë, Arlinda Zekaj deklaroi se Jeton Sylaj zotëronte armë me leje. Ajo kishte treguar gjithashtu se, gjatë periudhës kur jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kishte denoncuar atë për dhunë psikike.

Sipas përshkrimit në aktakuzë, viktima kishte folur në hollësi për kërcënimet që pretendonte se i kishte marrë nga ish-bashkëshorti. Në deklarimin e saj para hetuesve policorë, më 10 korrik 2026, ajo kishte përshkruar edhe fjalët kërcënuese që, sipas saj, ai ia kishte drejtuar.

“Kam me të mbytë, kam me të ngreh zhag, as ushtria s’ka me mujtë me të hjekë nga dora ime, kur**, kud**, rrugaçe, ki me flejt në sokak, s’ki me pa më djalin nëse jam gjallë unë”, citohet të ketë deklaruar Arlinda Zekaj, sipas aktakuzës.

Historiku i çiftit

Dokumenti përshkruan edhe historinë e çiftit, të cilët për një periudhë kishin jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2024, Arlinda Zekaj ishte kthyer në Kosovë së bashku me djalin e saj, ku kishte ndërtuar një shtëpi. Ndërkohë, sipas deklarimeve të përfshira në aktakuzë, Jeton Sylaj udhëtonte shpesh në relacionin Kosovë–Amerikë.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha