Lista Studentore i bëri thirrje publikut në Serbi që të mos largohen nga vendbanimet e tyre dhe të përkrahin vëzhguesit e kësaj liste gjatë procesit të numërimit të votave dhe dorëzimit të materialeve zgjedhore.
Lista Studentore kërkon mbështetje gjatë numërimit
Përmes një shkrimi të publikuar në platformën X, ajo theksoi se procesi zgjedhor nuk mbyllet me përfundimin e votimit, duke qenë se pas tij vijojnë numërimi i votave, përgatitja e procesverbaleve dhe dorëzimi i materialeve komisioneve lokale të zgjedhjeve.
“Pas një dite të tillë dhe një pjesëmarrjeje të tillë, nuk duhet të lejojmë që dikush, në orët e fundit, të vërë në rrezik atë për të cilën jemi angazhuar kaq shumë”, citohet në njoftimin e Listës Studentore.
Lista u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin nga afër zhvillimet dhe të kontribuojnë që çdo votë të mbrohet në mënyrë paqësore dhe dinjitoze.
“Sonte na duhet që e gjithë Serbia të jetë e pranishme aty ku votoi sot”, theksohet në njoftim./REL
Burimi: euronews.al










