Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Bota

Lëvizja studentore në Serbi u bën thirrje qytetarëve të shmangin pikat me polici të shtuar

Lëvizja studentore në Serbi u bën thirrje qytetarëve të shmangin pikat me polici të shtuar

Lëvizja studentore në Serbi i ka bërë thirrje banorëve të Beogradit që të shmangin mbledhjet pranë zonave ku është vënë re një prani më e madhe e policisë dhe e personave të pauniformuar.

Apeli u shpërnda rreth orës 19:00 përmes një postimi në rrjetin social X.

“Deri në fund, të sigurt, të qetë dhe me dinjitet”, citohet në mesazhin e lëvizjes studentore.

Grupe me kapela dhe prani e shtuar policie

Ndërkohë, një grup prej disa dhjetëra burrash me kapela ka hyrë në kampin me tenda pranë Presidencës së Serbisë, ku prej rreth një viti e gjysmë qëndrojnë mbështetës të pushtetit. Grupi ishte mbledhur më parë në sheshin “Nikola Pašić”, në afërsi të kampit. Një prani më e madhe e policisë është vërejtur edhe brenda zonës së rrethuar pranë Komisionit Republikan të Zgjedhjeve dhe Presidencës së Serbisë, në qendër të Beogradit, si dhe pranë Parkut të Pionierëve, ku mbështetësit e pushtetit kanë ngritur kamp që nga marsi i vitit të kaluar.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha