Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kulturë

Pëllumbi i Bardhë simbol i paqes dhe shpresës në botë

Pëllumbi i Bardhë simbol i paqes dhe shpresës në botë

Poezi nga Rifat Kukaj

Pëllumbi i bardhë

Për atë pëllumb të bardhë
më të mirin në botë,
që mban fort në sqep
një degëz ulliri…
Për atë pëllumb të lehtë
që fluturon tani,
e besoj me të vërtetë
kur Dreni e pikturon…
Në sytë e tij ninëzat
e tua po shkrihen,
ndërsa në zemër ritmet
me të tuat përtërihen…
Vizatoje, ngrije në erë
duke e mbajtur në dorë,
sille disa herë
rreth globit tokësor!/KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha