Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Teknologji

Aplikacioni falas i Agjencisë së Mediave i aftëson të rinjtë të dallojnë lajmet e rreme

Aplikacioni falas i Agjencisë së Mediave i aftëson të rinjtë të dallojnë lajmet e rreme
Foto: albeu.com

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka filluar një nismë që ka për qëllim t’i mësojë të rinjtë si të dallojnë lajmet e rreme.

Zëvendësdrejtori Muamer Bekiri deklaroi se kjo nismë është ndërmarrë për të penguar keqpërdorimin e të rinjve nga informacionet që publikohen në burime të paverifikuara.

“Në këto aktivitete do të marrin pjesë të rinjtë, sidomos nxënësit e shkollave të mesme dhe mësuesit e tyre, politikbërësit, përfaqësuesit e grupeve të ndryshme të margjinalizuara, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre”, u shpreh Muamer Bekiri, zv. drejtor i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Roli i Bashkimit Evropian

Ambasada e BE-së në Shkup, e cila e mbështet projektin, çmon se pjesëmarrja e të rinjve nga të gjitha bashkësitë etnike është veçanërisht e rëndësishme.

“Dhe tani maqedonishtja në shqip i është bashkuar, të paktën kjo do të thotë që të rinjtë në Maqedoninë e Veriut mund ta luajnë lojën në gjuhën e tyre bashkë me të rinjtë në të gjithë Evropën”, theksoi Luciano Scambiato Licciardi, zëdhënës i BE-së në Shkup.

Përdorimi i aplikacionit

Aplikacioni mund të përdoret falas dhe u mundëson përdoruesve të kontrollojnë nëse lajmi që i intereson është i vërtetë, mbështetet në burime zyrtare apo përmban informacion të rremë.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha