Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Al-Nassr ndoqi Korenicën, menaxheri zbulon klubet që kërkuan kosovarin

Al-Nassr ndoqi Korenicën, menaxheri zbulon klubet që kërkuan kosovarin
Foto: albeu.com

Meriton Korenica mund të kishte qenë pjesë e ekipit të Cristiano Ronaldos. Futbollisti i Kosovës ishte një nga lojtarët që tërhoqi vëmendjen gjatë merkatos së verës, ndërsa Al-Nassr ishte një nga klubet që ndoqi situatën e tij.

Detajet i bëri të njohura menaxheri i tij, Armend Nexhipi, në një intervistë të mërkurën për Digi Sport. Ai deklaroi se për mesfushorin kishte kërkesa nga disa vende evropiane, si dhe nga Azia e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Interesimi nga klubet e huaja

“Interesim pati nga ekipe të Bundesligës 2, Çorumi dhe Konyaspori në Turqi, Al-Nassr, FC Tokyo, Craiova dhe, së fundmi, FCSB”, u shpreh Nexhipi.

Ndër klubet që synonin shërbimet e reprezentuesit të Kosovës ishin edhe Monza, që atëherë luante në Serie A, dhe DC United nga Shtetet e Bashkuara.

Kalimi i Korenicës në një klub tjetër nuk u realizua më herët, pasi Cluji fillimisht kërkoi dy milionë euro për kartonin e tij.

Marrëveshja me FCSB-në

Nexhipi vlerësoi se shuma e kërkuar mund të ketë vonuar negociatat. Ndërkohë, vështirësitë financiare të klubit rumun ndihmuan që në fund të arrihej marrëveshja me FCSB-në.

“Këtë verë pata shumë oferta, përfshirë ato nga Monza dhe DC United. Në fillim Cluji kërkoi dy milionë euro. Ndoshta kjo bëri që transferimi të mos ndodhte më herët”, theksoi menaxheri i futbollistit.

Korenica përfundimisht iu bashkua FCSB-së dhe deri tani ka shënuar një gol në gjashtë ndeshje. Nexhipi shpreson që mesfushori kosovar ta ndihmojë ekipin e ri të fitojë sërish titullin kampion dhe, pse jo, të kualifikohet në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha