Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Maratona e Tiranës sot me 5.800 garues, rrugët bllokohen nga 08:00

Maratona e Tiranës sot me 5.800 garues, rrugët bllokohen nga 08:00
Foto: shqiptarja.com

Edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës nis në orën 08:00 të mëngjesit. Ngjarja sportive do të mbledhë rreth 5,800 garues.

Risia e këtij edicioni është gara 5 kilometra, e cila u jep më shumë qytetarëve mundësinë të marrin pjesë.

Angazhimi për organizimin

Për organizimin e Maratonës janë angazhuar prej gjashtë muajsh rreth 600 vullnetarë, 800 punonjës policie dhe 500 punonjës të Bashkisë së Tiranës.

Rrugët e bllokuara

Deri në orën 16:00, një pjesë e rrugëve do të jenë të bllokuara.

E gjithë unaza e vogël e Tiranës nuk do të ketë qarkullim automjetesh, po ashtu bulevardi “Zogu i Parë” dhe Bulevardi i Ri, siç tregohet në hartën e ilustruar. Nga sheshi “Skënderbej” deri te sheshi “Nënë Tereza”, Rruga e Kavajës, e Durrësit, “Myslym Shyri”, rrugët e ish-Bllokut dhe kryqëzimet që të nxjerrin nga bulevardi në Rrugën e Elbasanit, do të jenë të bllokuara.

Për shkak të maratonës, të dielën edhe disa linja të transportit publik urban do të devijohen.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha