Socialistët mbajtën të shtunën Asamblenë Kombëtare të partisë. Që në fillim, kryeministri Edi Rama kërkoi që pjesa e parë të zhvillohej pa praninë e kamerave, gjë që nuk ishte parashikuar.
Kjo pjesë duket se ishte edhe më e interesantja. Për herë të parë, Rama pati një përballje direkte me Elisa Spiropalin, e cila ka shprehur vazhdimisht rezerva për drejtimin e Partisë Socialiste.
Kërkesa për përjashtimin e Spiropalit
Burime i thanë SHEKULLIT se edhe në mbledhjen e sotme Spiropali mbajti një fjalim kritik ndaj Ramës. Menjëherë pas tij, kreu i qeverisë i kërkoi asamblesë që, në fund të mbledhjes, të votonte kërkesën e tij për përjashtimin e saj nga Partia.
Edhe Plarent Ndreca nën kërcënim përjashtimi
Spiropali nuk ishte e vetmja e prekur këtë të shtunë. Rama kërkoi edhe përjashtimin nga Partia e Plarent Ndrecës, aktualisht avokat mbrojtës i Erion Veliajt dhe ish-deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Rama duket se nuk e ka pranuar lehtë qëndrimin e Ndrecës, i cili për më shumë se dy javë ka kundërshtuar vendimin për ta transferuar Veliajn në burgun e Fierit. Vetë Veliaj është amnistuar nga Rama, me argumentin se ai nuk ka mundësi të veprojë, pasi ndodhet në qeli.
Fjalimi i Ramës
Në fjalimin e tij, Rama u ndal te e njëjta retorikë që ka përdorur prej disa muajsh: ndërhyrjet e huaja në protestat e përditshme, ndarja e pushteteve dhe pretendimi se punës së drejtësisë nuk i lejohet të zhvillohet.
Burimi: lajmifundit.al










