Një konflikt mes dy personave përfundoi me të shtëna me armë zjarri në ajër mbrëmjen e djeshme, më 13 nëntor, në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:45, në lagjen nr. 6. Sipas informacionit paraprak, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve G. P. dhe H. L., njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, rrethuan zonën dhe nisën kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit H. L., i dyshuar si autori i të shtënave.
Gjendja pas incidentit
Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi: lajmifundit.al










