Luftëtarja amerikane Kayla Harrison (20 fitore dhe 1 humbje në karrierë) u konfirmua kampione e botës në peshën “bantamweight” (62 kg) në artet marciale mikse.
Në eventin UFC-334, zhvilluar sot në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, ajo mundi me “submission” rivalen braziliane Amanda Nunes, ish-kampionen e kësaj peshe, e cila rikthehej në kafaz pas 3 vitesh.
Duel i fortë në kafaz
Ky rikthim nuk ishte i suksesshëm për Nunes, pasi Harrison triumfoi me një kapje pas qafe në mes të raundit të katërt, duke e detyruar gjyqtarin ta ndalë sfidën. Për Nunes, kjo ishte humbja e 6-të në karrierë.
Ishte një duel mjaft i fortë mes Harrison dhe Nunes. Brazilianja vuri zemrën në kafaz, por nuk arriti ta mbajë avantazhin. Spektakël me grushte dhe shkelma nga të dyja luftëtaret, por Harrison arriti të bënte diferencën.
Burimi: telesport.al









