Kosova ka barazuar 0-0 me Izraelin në ndeshjen e pestë në Ligën e Kombeve. ‘Dardanët’ zbritën në fushë me synimin për të marrë tre pikët, por pas një nisjeje pozitive në pjesën e parë, në pjesën e dytë mbetën me 10 lojtarë.
Hoxha përjashtohet në pjesën e dytë
Hoxha u largua me të kuq në minutën e 67 pas kartonit të dytë të verdhë, duke lënë në vështirësi të besuarit e Franco Foda-s.
Në fund të dy përfaqësueset ndanë pikët, me Kosovën që mban të paktën përkohësisht vendin e dytë.
Ndeshja e radhës në Irlandë
‘Dardanët’ kanë 6 pikë, ndërsa ndeshjen e fundit në grupin e Ligës së Kombeve do ta luajnë tre ditë më pas, në transfertë kundër Irlandës, që është edhe rivali direkt për vendin e dytë. Ky pozicion u jep mundësinë për të luajtur në “play-off” për Ligën A.
Burimi: shqiptarja.com










