Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Ciryl Gane mposht Hokit dhe fiton titullin e peshës së rëndë

Ciryl Gane mposht Hokit dhe fiton titullin e peshës së rëndë
NEW YORK, NEW YORK - NOVEMBER 14: (L-R) Ciryl Gane of France punches Josh Hokit in their heavyweight championship fight during the UFC 334 event at Madison Square Garden on November 14, 2026 in New York City. (Photo by Jeff Bottari/Zuffa LLC)

Francezi Ciryl Gane mbrojti titullin e peshës së rëndë në artet marciale mikse. Në eventin UFC 334, i zhvilluar në Madison Square Garden në Nju Jork, ai mundi amerikanin Josh Hokit.

Fitorja e 15-të në karrierë

Fitorja erdhi me vendim unanim të gjyqtarëve (48-47, 48-47, 48-47). Pas një dueli të ekuilibruar, kjo i dha Gane fitoren e 15-të në karrierë. Ai ka edhe 2 humbje dhe një duel pa rezultat.

Një dyel i ekuilibruar

Kjo ishte hera e parë që francezi mbronte titullin kampion, në një duel që në përgjithësi ishte i ekuilibruar. Ai e nisi më mirë duelin, por Hokit, që pësoi humbjen e parë në karrierë pas 10 fitoresh, rikuperoi në raundet e mesit.

Raundet vendimtare

Gane arriti të rikthehej superior në kafaz në dy raundet e fundit, ku ndërtoi fitoren, duke qenë më i saktë në goditjet e tij. Hokit shpresoi te fitorja, por në fund u detyrua të pranojë humbjen.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha