TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime të vranësirave, mesatare deri të dendura, të cilat do të bëhen më të dendura pas orëve të mesditës.
Reshjet e shiut, me intensitet kryesisht të ulët, priten të shfaqen herë pas here nga ora e mesditës, fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe më pas gradualisht në pjesën tjetër të territorit.
Reshjet do të jenë të ndërprera, me intensitet të ulët, ndonjëherë të shkurtra por më të forta.
Era pritet të fryjë nga juglindja drejt jugperëndimit, me shpejtësi mesatare prej 8 m/s, e cila herë pas here mund të arrijë deri në 15 m/s, sidomos përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore. Në det do të ketë valëzim të forcës 2–4 ballë.
QYTETET
Temperaturat
Siglat
Shkodër
10/18
Diell re shi
Kukës
3/15
Diell re shi
Lezhë
9/18
Diell re shi
Dibër
5/14
Diell re shi
Durrës
10/21
Diell re shi
Tiranë
11/22
Diell re shi
Elbasan
10/22
Diell re shi
Berat
10/22
Diell re shi
Vlorë
12/23
Diell re shi
Korçë
7/12
Diell re shi
Gjirokastër
9/21
Diell re shi
Sarandë
13/22
Diell re shi
Burimi: ata.gov.al










