Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Tre të vdekur në tre aksidente brenda një dite në rrugët shqiptare

Tre të vdekur në tre aksidente brenda një dite në rrugët shqiptare
Foto: insajderi.org

Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë të shtunës.

Aksidenti pranë tunelit të Murrizit

Aksidenti më tragjik u shënua pranë tunelit të Murrizit, në Rrugën e Arbrit. Përplasja e fortë mes dy automjeteve u mori jetën dy personave dhe la të plagosur pesë të tjerë.

Viktima mbetën drejtuesi i njërit mjet, një 42-vjeçar, dhe një pasagjere e mjetit tjetër, ndërsa pesë të plagosur u dërguan me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Aksidenti në aksin Fushë Krujë-Thumanë

Ndërkohë, një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Viktimë mbeti një 65-vjeçar, i cili po lëvizte në këmbë, kur u përplas nga një makinë, që drejtohej nga një 19-vjeçar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupet hetimore kanë zbritur në terren dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të dy aksidenteve të rënda.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha