Ballkani i Suharekës njoftoi të hënën se Sami Sermaxhaj nuk do të jetë më trajner i skuadrës në Superligën e Kosovës. Sipas klubit, bashkëpunimi u ndërpre me marrëveshje të dyanshme.
Vendimi u mor pas humbjes 1:0 ndaj Feronikelit ’74 në xhiron e 13-të të elitës së futbollit kosovar.
Në njoftimin e tij, Ballkani e falënderoi Sermaxhajn për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin gjatë kohës së punës në klub, si dhe i uroi suksese në vazhdim të karrierës.
Si erdhi te Ballkani
Sermaxhaj mori drejtimin e Ballkanit më 27 gusht, kur la postin e selektorit të ekipit A të femrave të Kosovës për të zëvendësuar kroatin Mislav Karoglan.
Pas 13 ndeshjeve të luajtura në Superligë, Ballkani gjendet në vendin e pestë të tabelës me 19 pikë.
Burimi: www.albeu.com









